Nipi e vrau gjyshin dhe e raportoi rastin si vetëvrasje
Një rast në Novobërdë, i raportuar si ‘vetëvrasje’ po del të jetë ‘vrasje e rëndë’, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar.
Novobërdë 15-16.01.2021 – 20:30. Fillimisht ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, i cili bënë ri cilësimin e veprës nga ‘vdekje e dyshimtë’ në ‘vrasje të rëndë’. Me vendim të prokurorit është bërë arrestimi i ankuesit tani i dyshuar mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje.

