Një 53-vjeçar gjendet pa shenja jete
Një person i moshës 53-vjeçe është gjetur pa shenja jete. Burime të “Panorama.al” bëjnë të ditur se trupi i pajetë është i Hekuran Gjokës, i cili është gjetur në lagjen nr.1 të qytetit në Sarandë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Viktima është banor i fshatit Vane në Delvinë dhe nga këqyrja e trupit rezulton që nuk ka shenjë dhune.
Ndërkohë trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të qytetit.

