Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku siç shihet nga fotot, dëmet materiale janë të konsiderueshnme.

Aksidenti ka ndodhur tek liqeni i Badovcit, ku u ndeshën dy vetura dhe mësohet se ka të lënduar.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet që një furgon ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shtuar kolonat e gjata në magjistralen Prishtinë-Gjilan./Mediafokus.info