Një burrë dhe një grua arrestohen për braktisje të fëmijës
Dy persona, njëri mashkull dhe tjetri femër, janë arrestuar në Fushë-Kosovë për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.
Fushë Kosovë 15.11.2022-10:15. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.


 
 
						 
						