Një burrë gjendet pa shenja jete, dyshohet në vetëvrasje
Një person në Doganaj të Kaçanikut është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të jetë vetëvrarë, njofton policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Fsh. Doganaj, Kaçanik, 06.04.2021 – 06:42. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekja e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. (foto arkiv)