Një djalë dhe një vajzë vetëvriten si në filma për një dashuri të pamundur
Një tragjedi e dyfishtë ka tronditur rajonin Shtip-Karbin, ku dy të rinj bënë vetëvrasje shkaku i një dashurie të pamundur.
Një djalë dhe një vajzë i morën jetën vetes duke u vetëvarur brenda 24 orësh për shkak të dashurisë së palejuar.
Djali 25-vjeçar dhe vajza 21-vjeçe, në lokalitetin “Bargalla”, përkatësisht Argulica i dhanë fund jetëve të tyre sikur në filma, për një dashuri të pa realizueshme.

