Një e re nga Kaçaniku humb jetën në aksident, Policia dhe ekipet emergjente në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran, ku ka mbetur e vdekur e reja nga Kaçaniku, Rea Raka.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente, të cilat kanë intervenuar për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të menaxhuar situatën.

Faqja e Kaçanikut në facebook ka publikuar foton e saj, duke i shprehur ngushëllime të sinqerta familjes.