Vazhdon të rritet çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 21 korrik.
Sipas vendimit të MINTI-it, nafta sot është 1.66 euro për litër, dy cent më shtrenjtë se të hënën.
Çmimi i benzinës për të martën është 1.47 euro për litër, një cent më shtrenjtë, gjersa çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.60 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.

