Një femër dhunohet seksualisht nga ish i dashuri

Një femër ka raportuar në polici se ditë më parë është dhunuar seksualisht nga ish i dashuri i saj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet nga njësitet policore.

“Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport./mediafokus.info