Një grua në Prishtinë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj
Një grua në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Rasti është raportuar si ‘vdekje e dyshimtë’.
Prishtinë 06.12.2020-12:10. Është raportuar se viktima femër kosovare e cila kishte qenë duke jetuar e vetme është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore, ekipi mjekësor dhe prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuyhet në raportin e policisë.

