Një grua në rrugën Prishtinë – Ferizaj goditet për vdekje

Një grua ka vdekur sot pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht te rrethi i Lipjanit.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga QKUK.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla, tha se viktima ka shkuar në emergjencë gjallë, mirëpo pas 15 minutave ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, Syla tha se gruaja tjetër ka pasur lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali ka kontaktuar me policinë, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje. (foto arkiv)