“Një livadh lopësh” – eksperti austriak kritikon fushën e dardanëve
Si ngushëllim për barazimin në Prishtinë, eksperti austriak Marko Stankovic e ka quajtur “një liadh lopësh” fushën e dardanëve.
“Fusha ishte mizerabël, një ‘livadh lopësh’ i vërtetë. Por, sipas meje, kjo është ekzagjeruar shumë. Austria në Kosovë nuk arriti të bëjë dy pasime radhazi. Por pse ia doli Zhegrova – lojtari i Kosovës që luan te Juventusi?”, deklaroi ai.
Eksperti austriak tha se lojtarët e përfaqësueses së tij duhet të kishin kërkuar më shumë nga vetja, pavarësisht kushteve të terrenit.

