Një nënë nga Ferizaj lajmëron zhdukjen e dy vajzave të saj

Një grua në Ferizaj ka raportuar në polici zhdukjen e dy vajzave të saj, njëra e mitur, nga muaji gusht e këndej. Policia e ka trajtuar rastin si ‘person i zhdukur’.

Person i zhdukur: Rr. “Gëzim Sahiti”, Ferizaj  Gusht 2020-10:00. Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas ankueses ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pas kontakte të cilat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte, thuhet në raportin e policisë.