Një person tjetër në Gjilan arrestohet për skema piramidale dhe bixhoz

Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan kanë bastisur lokalin e të dyshuarit me banim në Gjilan, pasi në lokalin e tij dyshohej se është duke u zhvilluar organizimi i “skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, më saktë dyshohej se i njëjti këtë lokal në fshatin Dobërçan është duke e shfrytëzuar si bastore sportive.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar disa pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojërat e fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

Janë konfiskuar katër TV plazma, dy monitorë të kompjuterit, një modem shpërndarës i rrjetit wifi, si dhe dy tiketa të plotësuara në këtë bastore.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është intervistuar në bazë të kodit të procedurës.

Me vendim të lëshuar nga Prokurori i Shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.