Një rus ndalohet në Kosovë me 10 mijë dollarë të pa deklaruara
Një shtetas rus është ndaluar në kufirin kosovar me 10 mijë dollarë si dhe 2 mijë euro, të pa deklatuara.
SPK Kullë, 27.09.2022 – 20:10. Raportohet se i dyshuari mashkull, shtetas rus, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndarë për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 (dhjetë mijë) dollar amerikan dhe 2000 (dy mijë) euro pasi që i dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme, thuhet në njoftimin e policisë.


 
 
						 
						