Një shqiptar 20-vjeç i “bën për spital” disa policë austriakë
Një 20-vjeçar shqiptar i ka rrahur disa policë në Brigittenau të Vjenës, pasi i ka i ka joshur ata me një pretekst të rremë, shkruan heute.at.
Ai u kishte thënë policëve se kishte gjetur një çantë dhe policia duhej ta ndiqte atë për të shikuar se për çfarë bëhej fjalë.
Kur polici i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushta pa paralajmërim. Tre policë të tjerë janë sulmuar dhe kanë marrë plagë nga 20-vjeçari i tërbuar.
Vetëm pasi policët përdorën sprej arritën ta mundin sulmuesin dhe ta arrestonin. Tre prej policëve kanë pësuar lëndime aq të rënda sa që u është dashur të hiqnin dorë nga detyra – raporton gazeta “Heute”.
20-vjeçari shqiptar, i lindur në Austri, ka zgjedhur të heshtë lidhur me motivin e sulmit ndaj policëve.

