Një shtetas serb shkakton aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një shtetas serb ka shkaktuar ‘aksident trafiku me lëndime’ në rrugët e Kosovës me mjetin e tij transportues dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.
Rr. Nacionale Prishtinë Mitrovicë fsh. Shupkovc, Mitrovicë 28.11.2020 – 17:00. Është raportuar se ka ndodhë aksident trafiku në të cilin ka qenë e involvuar një automjet transportues me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull/serb shtetas i Serbisë dhe një këmbësor mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën parë mjekësore e ka marr në spitalin rajonal në Mitrovicë e më pas në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK. I dyshuari i cili e kishte shkaktuar aksidentin nuk ishte ndalë në vendin e ngjarjes, i cili nga njësiti policor është ndalë në Leposaviq dhe është arrestuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

