Një tërmet me intensitet të ultë ndihet në Gjilan

Një lëkundje e lehtë e tokës është ndier në pjesën e Gjilanit, rreth orës 16:46.

Sipas të dhënave të fundit, tërmeti ka ndodhur në afërsi të kufirit me Maqedoninë dhe kishte fuqi 2.5 ballë Rihter.

Enti Sizmik i Maqedonisë e ka lokalizuar epiqendrën e tërmetit 13 kilometra larg nga Gjilani, përkatësisht 41 kilometra nga Shkupi.

Goditja ka qenë e shkurtër, në formë të një shpërthimi dhe nuk raportohet për dëme eventuale.

Gjilani njihet si zonë me ndjeshmëri të theksuar sizmike.

Në vitin 2002 këtu kishte ndodhur një tërmet mjaft i fuqishëm, që kishte marrë një jetë dhe kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën publike dhe private.

Sipas sizmologëve një tërmet i tillë nuk mund të përsëritet para një periudhe 70-80 vitesh, sepse duhet një kohë e gjatë për t’u akumuluar energjia sizmike./Mediafokus.info