Një turiste zvicerane bllokohet për disa orë në qafën e Valbonës
Një turiste zvicerane ka mbetur për të paktën tre orë e bllokuar në qafën e Valbonës, ku kishte ndërmarrë e vetme udhëtimin për në Alpe.
Ajo ka njoftuar banorë të rastësishëm të zonës, të cilët i kanë shkuar fillimisht në ndihmë. Më pas, në ndihmë të tyre ka shkuar edhe alpinisti Erind Zalli i cili me anë të pajisjeve të posaçme ka arritur të shpëtojë turisten.
Zalli ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momenti i shpëtimit.
“Sot nje rast shpetimi ndodhi ne Valbone, ku per fat te mire gjithcka shkoi siç duhet, me ndihmen e Erenikut dhe Norit.
Eshte shume e rendesishme qe ne alpe te kete organizime te stafeve te “rescue team” dhe mbeshtetja e tyre me pajisje per raste shpetimi si dhe mbeshtetje financiare”, ka shkruar ai.

