Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 10 ose 17 tetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani fillon sot konsultat me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

GazetaBlic ka mësuar se datat e mundshme janë 10 dhe 17 tetor, ndërsa gjithçka do të varet nga afati kohor i marrëveshjes me partitë politike.

Pra, nëse para datës 10 qershor do të ketë një ujdi mes Presidentes dhe partive politike, atëherë 10 tetori është data e mundshme e zgjedhjeve, respektivisht nëse ujdia mes palëve arrihet pas datës 10 qershor, atëherë data e mundshme është 17 tetor.