Një vajzë në Gjilan sulmohet nga një burrë i panjohur

Një grua në Gjilan e ka njoftuar policinë se vajza e saj është sulmuar seksualisht nga një burrë i panjohur.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se e bija e saj femër kosovare, është sulmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur. Viktimës i është bërë kontroll mjekësor”, theksohet në raportin e policisë.

Po ashtu është bërë e ditur se njësia policore, pas angazhimeve intensive ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.