Një vrasje ka ndodhur sonte në Gadime
Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit, derisa edhe i dyshuari ka tentuar të vetëvritet, por është penguar nga policia.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se në momentin që policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin.
Këto burime bënë me dije se kur policia ka arritur në fshatin Gadime, ku ndodhi vrasja, i dyshuari ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
Por zyrtarët policorë e parandaluan një gjë të tillë, pas diskutimit me të dyshuarin, i cili e dorëzoi armën me të cilën la të vrarë një person dhe u arrestua nga Policia.
Vikima sipas burimeve të Sinjalit i takon komunitetit ashkali.

