Nuhiu ofroi dorëheqjen, por SC Gjilani s’e pranoi

Pas rezultateve jo të mirë të arritura në këtë sezon me Gjilanin, Ardian Nuhiu ka ofruar dorëheqje.

Por, një gjë të tillë s’është pranuar nga klubi i SC Gjilanit, të cilët konfirmuar besimin e plotë ndaj trajnerit shkupjan.

SC Gjilani përmes një postimi në rrjetin social kanë komunikuar vendimin për t’i besuar edhe më tutje Ardian Nuhiut.

“Pas diskutimeve të hollësishme dhe analizimit të situatës, bordi ka vendosur që të ofrojë mbështetjen dhe besimin e plotë për kryetrajnerin Nuhiu dhe gjithë stafin teknik, duke konsideruar se kanë dhënë kontribut të paçmueshëm në ndërtimin e ekipit. Besojmë fuqishëm në kryetrajnerin Nuhiu dhe stafin teknik që kanë aftësinë dhe vendosmërinë e duhur për të vazhduar këtë rrugë dhe për të kapërcyer çdo sfidë që mund të hasim. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë proces dhe mbështetja jonë ndaj tij dhe stafit mbetet e plotë”, thuhet në postimin e klubit.

Për momentin, Gjilani zë pozitën e tetë në tabelë me 14 pikë të tubuara në 13 ndeshje.

Përgjatë këtyre ndeshjeve, Ardian Nuhiu me Gjilanin ka arritur 3 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje.