Nuk guxojmë të vëmë në dyshim hapjen e gastronomisë dhe sektorëve tjerë

Arbër Ismajli

Hovi i klithmave bajraktariste në Republikë duhet ndryshojë. Nuk guxojmë të vëmë në dyshim hapjen e gastronomisë dhe sektorëve tjerë nga ana e Qeverisë së Republikës, sektor i cili është alfa dhe omega e sofrës së shumicës së qytetarëve të Republikës.

Ata të cilët ngrisin teori konspirative pa e parë gjendjen në teren, janë ata të cilët kryesisht presin pagë fundmuaji nga buxheti i Republikës.

E lehtë është të thuhet gjithçka, po është shumë e vështirë të përjetohet kjo situatë nga një ekonomi siç është në vendin tonë.

Bëhuni më konstruktiv, mendoni dhe mos gjykoni mbi bazën e mbështetjes në pagat e majme të sektorit publik. Ato paga të buxhetit të Republikës vijnë si rrjedhojë e funksionimit të këtyre bizneseve!