Nuk ia bëri aksidenti çka i bëri shoferi tjetër me shkop

Një aksident mes dy automjerteve ka përfunduar me një të lënduar, por duket se të lënduarit më shumë ia bëri shoferi i veturës tjetër, duke e qëlluar me shkop, se sa përplasja mes makinave.

Dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka goditur me shkop shoferin tjetër, i cili ka mbetur i plagosur, raporton panorama.al

Mësohet se i plagosuri ka marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë ai është transportuar në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. (foto arkiv)