Moti: Sot shi e bubullima, nesër borë

Prishtina Weather ka njoftuar se sot pasdite në vendin tonë priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

Ditën e hënë temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme, derisa reshjet e shiut deri në mbrëmje shndërrohen në borë.

10.12 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Në mbrëmje reshje më të vazhdueshme shiu.

11.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite priten edhe rrebeshe shiu, aty-këtu të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

12.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje shiu, që me rënie të temperaturës deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

13.12 – Ngrica në mëngjes, ditën më shumë diell.

14.12 – Reshje bore priten herët në mëngjes duke u përzier me shi. Ditën kryesisht me vransira.

Temperaturat të larta në fundjavë, deri 13C e 14C maksimalet, e në fillim të javës zbresin në 2C e 3C. Minimalet të martën zbresin edhe deri në -4C.

Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-11m/s, e të hënën ndryshon drejtimin në verilindore, ku frynë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale në fundjavë.