Nuk po ua shihni fytyrat, por fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi
Faik Hoti nga Departamenti për Informim i MSH-së ka publikuar disa foto të vullnetarëve me maska, ku ka shkruar se fytyra e tyre e vërtetë, është humanizmi.
Nuk po ua shihni fytyrat. Por, fytyra e tyre e vërtetë është humanizmi.
Janë grupi i vullnetarëve të angazhuar për të ndihmuar institucionet në menaxhimin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, duke u përkujdes për mirëqenien e mbi 300 qytetarëve të vendosur në këtë qendër.
Ata, sfidojnë rrethanat, kanë mposhtur frikën dhe i shërbejnë qytetarit, familjes dhe shtetit të vet në këtë kohë të vështirë.
Dhe, nuk janë pak. Rreth 250, deri tash…
Shumë prej tyre janë në veprim: Në IKSHPK, në Klinikën Infektive, në Viti, në Han të Elezit, në Prishtinë, në Pejë, kudo ku e kërkon nevoja…/mediafokus.info