Nuk priten vërshime të mëdha në Kosovë, stuhia është në kalim e sipër

Në disa rajone të Kosovës ka pasur vërshime gjatë natë së kaluar, si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit, ndërkohë që moti i paqëndrueshëm po vazhdone dhe sot.

Hidrologu Bashkim Kastrati ka thënë se nuk ka rrezik që të ketë vërshime të mëdha në Kosovë, pas këtyre reshjeve.

“Po të kishte rrezik për vërshime, ne si Institut i Hidrometeorologjisë do të paralajmëronim 24 orë më parë. Në vend nuk parashikohet të ketë vërshime fluriale. Kjo stuhi është në kalim e sipër, brenda disa orëve do të kalojë, nuk do të ketë si pasojë vërshime”, ka thënë Kastrati për KlanKosova.

Në Gjilan dhe në Drenas, në disa zona ka pasur vërshime.