Numër rekord i rasteve në Sidnei, epidemia vazhdon të përhapet

Sydney regjistroi një numër rekord të rasteve të Covid-19 të martën. Qyteti po përpiqet dëshpërimisht të frenojë epideminë.

Më shumë se pesë milionë banorët e saj kanë hyrë në javën e tyre të shtatë të mbylljes.

Shteti i Uellsit të Ri Jugor ka regjistruar 356 infeksione të reja, një rekord që nga ringjallja e epidemisë në mes të qershorit për shkak të variantit Delta.

Që nga shpërthimi i ri i epidemisë, gati dy muaj më parë, 5,805 raste dhe 32 vdekje janë regjistruar në shtet.

“Strategjia jonë është të afrohemi sa më shumë në zero raste … por për fat të keq ne kemi parë që këto shifra po rriten ditët e fundit” – tha Kryeministri Gladys Berejiklian.

Qyteti bregdetar i Bajronit Bay është i fundit që është mbyllur, pas rajoneve rreth Newcastle dhe Tamworth, banorëve të të cilëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi për një javë.

Në Melburn, qyteti i dytë më i madh në vend, pesë milionë njerëz janë të mbyllur për herë të gjashtë që nga fillimi i epidemisë pasi një vatër e infektimit me variantin Delta u shfaq javën e kaluar.

Për gati 18 muaj, strategjia drastike e Australisë për të luftuar virusin, përmes një fushate intensive të shqyrtimit dhe gjurmimit, kontrolleve dhe mbylljes virtuale të kufijve të saj, ka dhënë fryte.

Por varianti shumë ngjitës Delta duket se minon qëllimin “zero Covid” ndërsa australianët janë lodhur nga mbylljet e përsëritura./MLH