Numërohen 15 mijë vota, e pabesueshme diferenca mes VV dhe partive tjera
Numërohen 15 mijë vota. E pabesueshme diferenca mes VV dhe partive tjera.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 17:00 janë numëruar 15 mijë e 65 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 7 mijë e 689 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 590, Lidhja Demokratike e Kosovës me 1 mijë e 636 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 393.
Ndryshe, janë 31.500 vota me kusht dhe 2.800 vota të personave me nevoja të veçanta.