“Orientimi i LDK’së mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët perëndimorë”

Sot, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak.

Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.

Ndërsa, orientimi ynë mbetet ruatja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët tonë perëndimor, njofton LDK përmes një komunikate për media./Mediafokus.info/