Pas zhvillimeve të këqija për Kosovën, reagon Valon Syla: Mos u përzini, lejojeni VV-në ta ndreq punën

Gazetari Valon Syla ka ironizuar përmes një statusi në Facebook me SHBA-të dhe Vetëvendosjen.

Ai iu ka drejtuar Shteteve të Bashkuara si ‘El Amerikia’, duke thënë se “duhet t’i besoni Albin Kurtit sepse ju ka humbur rruga në oborr”, transmeton Periskopi.

“Me gjasë nuk po i kuptoni mirë interesat e juaja në Ballkan. Vetne ka pak Haki Abazin, Albulena Haxhiun dhe Gjonbalën. Besoj se ju qesin në udhë të drejt dhe krejt. Ju tjerët mos folni. Lene VV’në le ta ndreq”, ka shkruar Syla.