Reagojnë nga VV pasi Grenell tha se “Kurti ka qenë gjithnjë anti-amerikan”

Ish-këshilltarja e Albin Kurtit, Fëllanza Podrimja, ka reaguar pas një postimi në twitter, të bërë nga ish i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grenell.

Podrimaj ka thënë se nëse Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e dukur.

“Rregulla nr. 2: kur Richard Grenell flet keq për ju, ju jeni në rrugën e duhur”, ka shkruar ajo, duke iu kundërpërgjigjur ‘tweetit’ të Grenellit.

Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithnjë është anti-amerikan”, ka shtuar Grenell.