Pacolli: Qeveria Kurti e ka normalizuar korrupsionin

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin qeveritar dhe ka probleme të larta me të.

Ndërsa, në raportin e ‘Freedom House” kanë prezantuar se korrupsioni vazhdon të mbetet një çështje serioze në Kosovë.

Te dy raportet e organizatave ndërkombëtarë tregojnë realitetin në Kosovë, thotë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli në një intervistë për Front Online thotë se anipse qeverisa pohonte angazhimin e saj për luftimin e korrupsionit, raportet tregojnë ndryshe.

Pacolli thotë se korrupsioni po lulëzon dhe po zhvillohet nga eksponentë qeveritarë.

Ish-presidenti Behgjet Pacolli vlerëson që normalizimi i korrupsionit krijon precedent të rrezikshëm në Kosovë.

Madje, Pacolli thotë se mos luftimi i tij normalizon praktikat korruptive.

Ai tha se premtimet e Qeverisë për luftimin e korrupsionit i ka vlerësuar si boshe.

Sipas tij,  populli i Kosovës po vazhdon t’i vuajë pasojat e këtij problemi.