Pas pak, Thaçi mban konferencë, arsyeja nuk bëhet e ditur
Presidenca ka njoftuar se Hashim Thaçi do të mbajë sot konferencë për media.
Sipas këtij njoftimi, Thaçi do të flas para gazetarëve në orën 16:00, para hyrjes së presidencës.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Ai mbrëmë ka pasur një reagim të ashpër ndaj LVV, pas zhvillimeve të fundit rreth qëllimit të vizitës së tij në Shqipëri dhe dyshimeve se mund ta ketë sjellë në Kosovë Behxhet Pacollin./mediafokus.info

