Pensionohet ‘Dan Doktori’ i Malësisë së Kishnapoles
Pas 43 vitesh punë në ambulancën e fshatit Kishnapole, një nga vendbanimet më të largëta të komunës së Gjilanit, është pensionuar infermieri shembullor, Ramadan Azemi.
Ajo njihej nga populli kësaj ane si “Dan Doktori”. Ishte ikonë e kësaj ambulance, ku merrnin shërbime edhe fshatrat përreth.
Ramadan Azemi iu shërbeu me përkushtim dhe ndershmëri banorëve të kësaj ane.
Kolegu i tij, Naim Kamberi, duke e uruar për ditëlindjen e 65-të dhe pensionimin, tha se puna, përvoja dhe përkushtimi i bacës Dan është një shembull i mirë për gjithë komunitetin.
Kurse Gentrit Azemi ka thënë se këtë detyrë fisnike, baca Dan e filloi herët dhe e përfundoi faqebardhë, ashtu siç e kishte edhe mantelin që mbante.
Jam krenar që për kaq vite i priu familjes Azemi dhe e organizove shumë mirë, ashtu siç janë të organizuara bletët. Mbretëria jonë është rritur, por këtë familje e mbajte të bashkuar atëherë kur kishte më së shumti nevojë.
Jemi krenarë që familjen tonë e ke rreshtuar përherë në krahun e duhur të historisë, që nga themelimi i UÇK-së e në çdo proces të vendit, duke na bërë të ndihemi krenarë për çdo kohë që kemi kaluar dhe duke i mbajtur të gjithë të bashkuar në të njëjtën anë!
Pensionimi yt nga detyra si infermier nuk është përfundimi i aktiviteteve, është rikthimi yt i plotë te familja!
Faleminderit për çdo këshillë, mbështetje dhe për gjithçka që ke bërë për ne – ka shkruar Gentriti!
Ndonëse i kishin mbetur edhe dy ditë punë, para se të përfundonte karrierën e tij, baca Dan nuk ka mundur të largohet nga ambulanca pa e rregulluar oborrin.
‘Dy dit para se me shku në pension, për herë të fundit e kosita barin ne oborrin e ambulantes”, ka shkruar ai./Mediafokus


