Vdes një person pasi ra në një bunar në Gjilan
Policia e Kosoves ka njoftuar se një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të dielën në fshatin Dobërqan të Gjilanit.
Sipas Policisë së Kosovës, të hënën rreth orës 14:10, është raportuar se një burrë kishte rënë në një pus (bunar) teksa ishte duke e pastruar atë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta nxjerrin viktimën nga bunari. Megjithatë, ai ishte pa shenja jete, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

