Pensionohet zyrtari policor në Gjilan, Selim Jashari, shërbeu plot 27 vite

Është pensionuar zyrtari policer në Gjilan, Selim Jashari, raporton Mediafokus.info.

Jashari shërbeu në këtë institucion të sigurisë plot 27 vite, duke qenë ndër të parët që iu bashkua atëherë Shërbimit Policor të Kosovës.

Familjarët janë shprehur të jenë krenarë me punën dhe angazhimin e Jasharit.

“Gjithe keto vite pune te ndershme e sakrifica qe ke bere uroj ti shijosh nga ky moment me ne dhe dashamiret se bashku”, ka qenë urimi i familjarëve të Selim Jasharit.