Tahiri: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar që presidentja Justina Shiroka-Pula të demonstrojë integritet në ushtrimin e mandatit të saj.

Ajo ka bërë me dije se Kosovës nuk i duhet një presidente notere e kryeministrit Albib Kurti, siç ishte Vjosa Osmani.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se presidentja duhet të mbrojë Kushtetutën dhe interesin shtetëror të Kosovës.

“E patem nje presidente police, te dyten notere e kryeministrit, tash presidentja akademike duhet te demonstroj se kemi presidente me integritet, qe mbron unitetin, interesat shteterore dhe kombetare, ne pajtim me kushtetuten, sepse kushtetuta jone u lodh duke qene e shkelur tash sa vite nga kjo qeveri”, ka shkruar ajo