Për ‘free roaming zone’ duhen pako tjera, nuk vlejnë të njëjtat si në Kosovë
Heqja e roamingut për vendet e Ballkanit Përendimor (BP), ku bënë pjesë edhe Kosova, nuk qenka ashtu siç është menduar, sepse për BP dueh pako tjera, që kanë edhe çmim tjetër.
Bazuar në njoftimin e VALA për vendet e Ballkanit Përendimor paska pako të veçanta, më të shtrenjta se ato për Kosovë.
Pakot e Kosovës nuk vlejnë jashtë.
‘Për komunikim gjatë udhëtimeve nga Kosova në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor – BP (Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Serbi) konsumatorët e Telekomit të Kosovës nuk kanë nevojë tashmë të paguajnë tarifa shtesë. Kjo mundësohet falë marrëveshjes për zvogëlimin e çmimeve të shërbimeve të roamingut për rrjete publike të komunikimeve elektronike në Ballkanin Perëndimor. Thënë në mënyrë të thjeshtë, kjo është shfrytëzim i roamingut me tarifa sikur brenda Kosovës.
Pakot Prepaid – 9 euro
Vërejtje: Minutat dhe sms pa limit në Vala, vlejnë vetëm brenda rrjetit të Vala dhe jo në roaming.
Pako të veçanta ka edhe Postpaid
Ka edhe pako shtesë
Telekomi i Kosovës u mundëson konsumatorëve të vet komunikim me:
1. Pakot RLH, më përbërje mikse minuta, SMS dhe data, për Prepaid dhe Postpaid, si dhe pakot shtesë vetëm data. Këto pako janë dizajnuar për përdorim në shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke respektuar rregulloren e politikës së përdorimit të drejtë.
2. Pa pako, me tarifë të thirrjeve, SMS-ve dhe data sikur brenda vendit (HOME – tarifa e njëjtë sikur brenda Kosovës).
Shembull: Nëse jeni në Kosovë në rrjetin e Vala dhe për të thirrur numrat e operatorëve lokal keni paguar 15.3 cent për minutë, atëherë edhe nëse jeni në roaming në një nga shtetet e Ballkanit Perendimor mund të thirrni në cilin do nga këto shtete dhe paguani cmimin e njëjtë për minutë, pra 15.3 cent.

