Përkujtohet burri që rriti e shkolloi 11 fëmijë

Nasuf Kadriu nga fshati Dunav i Gjilanit ka rritur dhe edukuar 11 fëmijë, në një kohë të vështirë.

T’i rrisësh 11 fëmijë të edukuar asokohe, ishte një sfidë e madhe.

Vajza e tij ishte ndër motrat e para medicionale që shërbeu në Grykën e Karadakut.

Nasuf Kadriu ka ndërruar jetë para 22 vjetësh. Atë e ka përkujtuar sot djali i tij Enveri.

‘Sot më 10.06.2000 u bënë 22 vjet nga dita e shkuarjes në amshim të babait tonë Nasuf K. Kadriu. (21.07.1923-10.06.2000).

Edhe pas 22 vjetëve e ndjejmë me shumë mall mungesën tënde baba i ynë që më aq shumë mundim dhe përkushtim na rrite, na shkollove dhe na edukove neve 7 djem dhe 4 vajza që të punojmë e të veprojmë kudo që të jemi me punë të ndershme.

Ishe i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë njerëzit që i njohe dhe që të njohën, prandaj jemi krenarë me jetën dhe veprën tuaj të gjithë djemt, vajzat, nipërit e mbesat që i ke lënë pas.

Shpirti yt i çiltër, baba i ynë, pushoftë në xhenet’ ka shkruar Enveri.