Përkujtohet dëshmori i fundit i UÇPMB-së, komandant Lleshi

Sot është përkujtuar dëshmori i fundit i UÇPMB-së, komandant Lleshi, i vrarë nga forcat serbe, pas arritjes së marrëveshjes se paqes në Konçul. (2001).

Marrëveshja e arritur në Konçul ndërmjet faktorit ndërkombëtar dhe UÇPMB-së, më 20 maj 2001, ku pjesë e ekipit negociues ishte edhe vet Komandant Lleshi, u tradhtua vetëm 4 ditë më pas nga pala serbe.

Ai u vra para 19 vitedh tek veni i quajtur “Guart e buajve” mbi Tërnoc, vend ky dhe toke kjo enike në Luginën e Preshevës, për lirinë e së cilës luftuan shqiptatët.

Shqiprim Musliu, i biri i Jonuz Musliut, tha me këtë rast se gjakun e tij të shenjtë ende e kemi të freskët në kujtime  sepse mbetën plagët në shoqërinë shqiptare edhe pas vdekjes së tij.

“Sot i rikujtuam vetes misionin që kemi mbi supe dhe amanetin që na lanë komandanti me dëshmorët e tjerë.

Ne me krenari e përkushtim do ta jetësojmë amanetin dhe misionin e tij dhe të shokëve, për liri e çlirim”, tha Musliu /mediafokus.info