Përplasje fizike në Kuvend në mes të Arben Gashit dhe deputetëve të VV’së

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka esklauar në përplasje fizike në mes të Arben Gashit dhe deputetëve të VV’së, raporton gazeta online Mediafokus.info

Në pamje shihet se shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është përplasur fizikisht me deputetët e LVV-së, Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati.

Pas kësaj, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, ka ndërprerë seancën, për të cilën tha se vazhdon në orën 15:30 pas pauzës së drekës./Mediafokus.info/