Personat e moshës 10-19 vjeç kanë shpëtuar të paprekur nga virusi Covid 19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e pacientëve me koronavirus edhe sa i përket moshës.

Personat e moshës 10-19 vjeç kanë shpëtuar të paprekur nga virusi Covid 19.

Këto janë disa karakteristika rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive për Covid-19.

• Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.

• Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe

• Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç.

• Dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.

• Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga Klinika Infektive dhe grafika është punuar duke ju falënderuar bashkëpunimit edhe me dr. Sadije Namani, infektologe.