Përurohet Shërbimi i Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit
Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është kompletuar me infrastrukturë dhe pajisje të reja mjekësore për Hemodializë.
Në përurimin e këtij Shërbimi kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.
Drejtori i Spitalit, Dr. Afrim Cana, tha se projekti është realizuar sipas standardeve evropiane.
“Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet ofrimi i këtij shërbimi në kushte sa më të mira të mundshme, në një mjedis modern dhe funksional, me siguri maksimale dhe kujdes të vazhdueshëm shëndetësor”.
Sipas udhëheqësit të Hemodializës, Dr. Afrim Bekteshi, gjatë vitit 2025 janë realizuar 6,184 trajtime, përkatësisht rreth 25 pacientë në ditë.
Gjatë muajve të verës, numri i pacientëve rritet për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve.
Shërbimi i Hemodializës, deri më tani ka operuar me 18 shtretër, duke përballuar një fluks të konsiderueshëm pacientësh.

