Pesë profesorë të Vitisë shkuan sot në pension

Pesë profesorë në komunën e Vitisë janë pensionuar sot, pasi kanë arritur moshën 65-vjeçare.

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka organizuar pritje për profesorët e sapo pensionuar, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë gjithë këto vite në edukimin e brezave.

Profesorët që u pensionuan sot, Rashit Musa, Ekrem Ismajli, Ajvaz Ajvazi, Sabit Hasani, Azem Limani si dhe Riza Miftari punëtor teknik u falënderuan për pritjen, duke u uruar që kolegët e tyre të kenë suksese në procesin arsimor.

Kryetari Haliti u ndau atyre mirënjohje për angazhimin shumëvjeçar në arsim.