Të lumtë bac!

Arben Dubova

Shembull i një sindikalisti tipik, intelektuali e njeriu të urtë i cili mirëqenien dhe rehatinë personale e shmangi për mirëqenie kolektive!

Po të donte ky do të bëhej i dëgjueshëm i pushtetit dhe personalisht do të përfitonte sa të donte, por ai nuk zgjodhi atë rrugë.

Ai zgjodhi që të luftojë për të mirën e njerëzve që i përfaqëson edhe me çmimin e fyerjes, shantazhit, kërcënimit, etiketimit e çka jo tjetër!

Asnjë fjalë të pahijshme dhe fyese në drejtim të askujt nuk e kemi dëgjuar prej teje dhe kjo tregon formimin tënd intelektual, prandaj njerëzit të çmojnë dhe respektojnë!

Mbaju leksion politikanëve se si duhet të luftohet për të mirën e përgjithshme, duke sakrifikuar privilegjet dhe përfitimet personale!