Pesë raste të dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Njoftimi:
Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/08/2023 janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 2 raste në Ferizaj, 1 në Kaçanik, 1 në Shtërpcë dhe 1 rast në Han të Elezit
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 3 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

