BIK-u pezullon mësimin fetar dhe xhumanë
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur pezullimin e disa aktiviteteve.
Kryetari i BIK’ut, Naim Tërrnava tha se është vendosur që të pezullohet procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore fetare dhe përkohësisht është pezulluar falja e namazeve ditore përfshirë edhe xhumanë nëpër objektet fetare.
Tërrnava ka thënë se ezani do të vazhdojë të thirret, për t`i përkujtuar besimtarët me kohën e namazit./mediafokus

