Pezullohen vizitat e familjarëve të pacientëve në Spitalin e Gjilanit
Spitali i Gjilanit i ka pezulluar vizitat e familjar[ve të pacientëve për shkak të pandemisë së coronavirusit, për kohë të pa caktuar.
Policia e Kosovës do ta mbështes personelin e spitalit për të zbatuar këtë masë, thuhet në një njoftim të policisië.
Për këtë qëllim, sot në drejtoresha e Policisë së Kosovës në Gjilan, kolonel Elmina Mahmuti me stafin e saj ka prit në takim, Ukshin Ismaili, drejtor Klinik dhe Sevdail Ahmeti, drejtor i administratës në Spitalin e përgjithshëm në Gjilan.
Përgjegjësit e Spitalit kanë njoftuar për masat e ndërmarra që kanë të bëjnë me parandalim e pandemisë, në mbrojtje nga infeksionet e mundshme nga Covid-19.
“Policia e Kosovës do të mbështes personelin e spitalit, duke ofruar ndihmë në të gjitha format që kërkohet, në aspektin e sigurisë”, thuhet në një njoftim të policisë.
Policia e Kosovës dhe personeli mjekësor njoftojnë se të gjitha vizitat në të gjitha repartet e Spitalit të përgjithshëm rajonal ndalohen rreptësisht gjatë gjithë kohës deri në një urdhër tjetër.
Ndaj atyre personave që pengojnë punën e personelit mjekësor, duke mos respektuar këtë urdhër, do të ndërmerrën masa ligjore, thuhet në njoftim./mediafokus.info

